Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se kanë filluar hulumtimet në terren në lidhje me ndërtimin e Tunelit të Madh të Stambollit.
“Rreth 75.000 pasagjerë do të udhëtojnë çdo orë në hekurudhat që janë pjesë e projektit. Nga ana tjetër, 120.000 automjete do të udhëtojnë brenda ditës”, tha Erdogan në një tubim në Stamboll.
Ai theksoi se projekti është i pari i këtij lloji në botë, shkruan AA, përcjell Klan Kosova.
Po sipas këtij mediumi, studimi në terren do të përfundojë në vitin 2019, ndërsa projekti më pas pastaj do të vendoset në një tender me modelin ndërto-opero-transfero, tha presidenti turk.
Me përfundimin e projektit, rreth 6,5 milionë njerëz pritet të udhëtojnë në mes të anës aziatike dhe asaj evropiane të Stambollit nëpërmjet tunelit trekatësh.