Erdogan do të vizitojë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 13:31 | Nga

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin ku do të diskutohen hapat që mund të merren për zgjidhjen e problemeve në krizën lidhur me Katarin.

Në një deklarate nga Qendra për media të Presidencës turke thuhet se presidenti Erdoğan në datat 23-24 korrik do të vizitojë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin.

Në Xhede Erdogan do të takohet me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, si dhe do të pret në takim zv/kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes, pasardhësin e ri të kurorës mbretërore, princin Muhammed bin Selman bin Abdulaziz Al Suud.

Erdogan në Kuvajt do të takohet me Emirin e Kuvajtit Sheikun Sabah al-Ahmed al-Sabah, kurse në Katar me me emirin e Katarit, sheikun Temim bin Hamad Al Sani, transmeton Anadolu Agency.

Në takime pritet të diskutohet për të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe me këto vende dhe po ashtu të bëhet shkëmbimi i pikëpamjeve për zhvillimet ndërkombëtare.

Në këtë aspekt pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në mosmarrëveshjet mes vendeve arabe të Gjirit si dhe për hapat që mund të merren në zgjidhjen e këtij problemi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme