Erdogan thotë se miqësia e tij me Putinin po “i bën xhelozë disa”

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 09:24 | Nga

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan u takua dje me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Johanesburg, në kuadër të samitit të vendeve BRICS, raporton AA.

“Çdo lloj solidariteti mes nesh dhe Rusisë me të vërtetë shkakton xhelozi të disa”, tha Erdoğan.

Dy liderët pritet të diskutojnë kryesisht rreth Sirisë dhe të shkëmbejnë mendime mbi samitin e ardhshëm të Teheranit si pjesë e procesit të Astanas.

Pas fjalimeve përshëndetëse, takimi ka vazhduar në dyer të mbyllura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme