Erdogan viziton Katarin

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 18:50 | Nga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Doha, në kuadër të një turneu në përpjekje të uljes së tensioneve mes Katarit dhe katër vendeve arabe.

“Emiri, sheiku Tamim ben Hamad Al-Thani priti Erdogan pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar ‘Hamad’ për një vizitë pune në vend”, bëri të ditur Qatar News Agency, pa dhënë shumë detaje për programin e vizitës, raporton AFP.

Presidenti turk, vendi i të cilit është parë si mbështetës i Katarit, u takua dje me mbretin Salmane të Arabisë Saudite në Jeddah, në perëndim të mbretërisë dhe më pas me princin trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane.

Në Kuvajt, në etapën e dytë të turneut, dje në mbrëmje, ai u prit nga emiri, sheiku Sabah al-Ahmad Al-Sabah, ndërmjetësues në krizën e pazakontë që po kalon Gjiri.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë shkëputur më 5 qershor marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit dhe për afrimin me Iranin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme