Erë e fuqishme në Prishtinë, qytetarët luten të qëndrojnë brenda

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 13:48 | Nga

Pas erës së fuqishme që fryn qe më shumë se një orë, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka lutur qytetarët e kryeqytetit që të qëndrojnë në hapësira të mbyllur.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti.

Kjo erë e fuqishme që ka goditur Prishtinën, në kampusin e UP-së ka nxjerrë një lis nga toka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme