Eriksen i bie vi Unitedit, parapëlqen ekipet spanjolle

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, ka ndërprerë bisedimet për kalim në Manchester United.

Daily Mail raporton se danezi më shumë parapëlqen një kalim në Spanjë.

Më 2017 ai i kishte premtuar kryetarit të klubit, Daniel Levy se nuk do të kalonte kurrë te ndonjë ekip londinez por këtë premtim ai e ka çuar edhe më tej duke përfshirë në të gjitha ekipet në Premier League.

Kontrata e 27 vjeçarit me Gjelat skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Kur bëhet fjalë për La Liga, janë dy klubet nga kryeqyteti, Real Madrid dhe Atletico Madrid që kanë shprehur interesim për të.

Të ngjashme