Veliaj dhe Mustafa prezantojnë Platformën “Incredible Albanians”

Tiranë | 14 Dhj 2016 | 18:37 | Nga

Telekomi i Kosovës/Vala do të jetë me qytetarin e Kosovës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në çdo udhëtim që qytetarët do ta kryejnë në Shqipëri.

Vala do të jetë me qytetarin e Kosovës jo vetëm në bregdet, por edhe në qendrat e mëdha urbane të Shqipërisë, duke filluar nga Tirana dhe informacioni që Vala do t’iu ofrojë qytetarëve të Kosovës do të ketë karakter të përgjithshëm udhëzues, infomativ, argëtues, etj.

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takim ku iu akordua Medalja e Miqësisë – Simboli i Qytetit të Tiranës. Kjo medalje iu akordohet miqve të veçantë të metropolit shqiptar, Tiranës.

Drejtori Mustafa ia prezantoi kryetarit të Tiranës, platformën digjitale, e cila do të udhëzojë, informojë dhe drejtojë qytetarët e Kosovës, për çdo risi që ata mund të jenë të interesuar apo kanë nevojë në Shqipëri.

“Sot jam shumë i nderuar që kam mundur të takohem me kryetarin e Tiranës z.Veliaj, mbi të gjitha qëllimi është ashtu siç e tha edhe kryetari që të punojmë të dy së bashku në të mirë të qytetarëve të dy vendeve tona. Qëllimi është që krijojmë një platformë digjitale e cila do t’iu mundësojë qytetarëve të Kosovës, në çdo stinë të vitit, edhe jashtë sezonit turistik që të kenë informata të bollshme me të gjitha aktivitetet kulturore, si dhe aktivitetet e jetës së natës që zhvillohen në Tiranë. Nuk mund ta fsheh xhelozinë që Tirana është më përpara me aktivitetet e jetës së natës dhe fakti që jeta e natës ka ikur nga Prishtina dhe ka ardhur këtu në Tiranë”, theksoi drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij Prishtina do të duhej të mësonte nga dora e parë, nga kryetari i Tiranës dhe me këtë rast kontribohet edhe për Tiranën, edhe për qytetarët tanë.

Kryetari Veliaj e mirëpriti propozimin e Drejtorit Mustafa dhe e cilësoi këtë si një mundësi të shkëlqyer jo vetëm të prezantimit të Tiranës por edhe të mirë-informimit të qytetarëve të Kosovës që e vizitojnë shumë shpesh Tiranën.

“Jam shumë i lumtur që mirëprita mikun tim nga Prishtina, Agron Mustafa, Më vjen mirë që lidhjet po i kalojmë nga një nivel politik në nivel praktik, pragmatik që në thelb është interes i qytetarëve. Të gjithë na pëlqen kur i shikojmë qeveritë bashkë por ama më shumë më pëlqen kur këto propozime të biznesit prekin xhepin tonë dhe interesin personal të cdo qytetari. Ne sot me Agronin folëm për një platformë digjitale që duam të ngremë mes Tiranës dhe Prishtinës, ku udhëheqjen në Prishtinë e ka marrë Vala si një platformë komunikimi jo vetëm gjatë pushimeve, e cila përkthe në formë oferte telefonike dhe komunikimi të të gjithë vëllezërve tanë nga Kosova që vinë për të kaluar pushimet këtu, por një platformë permanente e të qëndrueshme. Ne duhet të maksimizojmë vlerën e një tregu që nuk është thjeshtë kombëtarë, por është edhe kulturorë, treg i përbashkët i argëtimit, pushimeve dhe turizmit”, tha Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj

Kjo platformë do të jetë një ekskluzivitet për abonentët e Valës dhe do t’i informojë ata në kohë reale lidhur me informacionet e nevojshme për qytetarët duke nisur që nga muzetë, teatrot, kinematë, klubet e natës, restorantet, dhe deri të numrat utilitarë si policia, spitali etj. Po ashtu, përmes kësaj platforme që ka edhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Telekomi i Kosovës-Vala, do të ofrohen të rejat më të fundit nga jeta kulturore artistike e Tiranës dhe çdo qytetar i Kosovës në dimër apo në verë do të ketë mundësinë t’i frekuentojë.

Kjo platformë si dhe takimi i Drejtorit Mustafa i shërben edhe promovimit të Valës dhe Telekomit të Kosovës në Shqipëri. Mustafa deklaroi se ashtu siç Shqipëria mirëpret qytetarët e Kosovës, edhe në Kosovës Vala mirëpret qytetarët e Shqipërisë.

Në përmbyllje të takimit, Veliaj dhe Mustafa bënë nga një deklaratë për mediat e pranishme:

“Sot jam shumë i nderuar që kam mundur të takohem me kryetarin e Tiranës z.Veliaj, mbi të gjitha qëllimi është ashtu siç e tha edhe kryetari që të punojmë të dy së bashku në të mirë të qytetarëve të dy vendeve tona. Qëllimi është që krijojmë një platformë digjitale e cila do t’iu mundësojë qytetarëve të Kosovës, në çdo stinë të vitit, edhe jashtë sezonit turistik që të kenë informata të bollshme me të gjitha aktivitetet kulturore, si dhe aktivitetet e jetës së natës që zhvillohen në Tiranë. Nuk mund ta fsheh xhelozinë që Tirana është më përpara me aktivitetet e jetës së natës dhe fakti që jeta e natës ka ikur nga Prishtina dhe ka ardhur këtu në Tiranë”, theksoi Agron Mustafa.

Sipas tij Prishtina do të duhej të mësonte nga dora e parë, nga kryetari i Tiranës dhe me këtë rast kontribohet edhe për Tiranën, edhe për qytetarët tanë.

Telekomi i Kosovës dhe Alb Telekomi vitin e kaluar plasuan pako të përbashkëta e cila ua mundëson të gjithë qytetarëve që me vetëm 4 euro të komunikojnë brenda një jave.

erionv1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme