Ermal Fejzullahu reagon ashpër pas vendimit për burgosjen e çlirimtarëve

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 08:47 | Nga

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burg për kryetarin e Drenasit, Nexhat Demakun.

E ndaj vendimit të drejtësisë ka reaguar ashpër përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram edhe Ermal Fejzullahu.

Këngëtari shqiptar ka pohuar se është turp të dënohen njerëzit që kontribuuan për këtë vend, transmeton Telegrafi.

 “Është me të vërtetë turp i madh të dënohen njerëzit që kontribuuan për këtë vend në ditët kur kishte nevojë ky vend për këta trima .Nuk e di a ka vend në botë që dënohen njerëzit që mbrojtjen atdheun e tyre . Të gjithë e dimë se shkau ka bo gjenocid në këtë vend dhe dihen kriminelët serbë me emra që kane bë krim dhe masakër në popullin shqiptarë dhe askush nuk u morë me ta .Gjithmonë të jemi përkrahës të çlirimtarëve dhe asnjëherë te mos harrojmë luftën dhe idealin e shenjtë të UÇK-së. #UÇK”, ka shkruar në Instagram, Fejzullahu
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme