Ermali dhe Blini publikojnë këngën “Kthema”

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Ripërpunohet kënga ‘Ende e dua’ e Shyhrete Behlulit nga artistët e WISE entertainment.

Dy këngëtaret e rinj, Ermal Zymberi dhe Blin Kusari e kanë sjellë këngën e tyre të re me titull “Kthema”.

Rep artistët Ermali dhe Blini kanë sjell një këngë ritmike para fillimit të pranverës. Është një stil tipik i tyre, i zhanrit Hip-Hop, të cilën ata e kanë shkruar dhe ripërpunuar vetë duke marrë “sample” pjesën e refrenit nga kënga

“Ende e dua” e Shyhrete Behlulit , duke e shndërruar atë nga zhanri popullore në hip-hop.

Kënga është lansuar premier në “Youtube” para 24 orëve dhe deri me tani ka më shumë se 15 000 klikime. Derisa dëgjuesit janë shprehur mjaftë të kënaqur me atë që kanë sjell këngëtarët e rinj pejan, çka dëshmojnë edhe komentet e tyre në rrjetet sociale.

Kënga është e disponueshme në “YouTube”, por edhe në “Spotify”, “Apple Music”, “iTunes, Deezer”, “TIDAL”, “Amazon Music” etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme