Eros Grezda prezantohet nga Rangers

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 16:14 | Nga

Eros Grezda është futbollist i ri i Rangers.

Eros Grezda ka kompletuar transferimin në Rangers.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar si përforcim i ri i ekipit të menaxherit, Steven Gerrard.

Gerrard beson se Grezda do të jetë hit në mesin e përkrahësve të Rangers, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe adhuruesit do ta dashurojnë. Ai është shumë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejt dhe vjen me përvojë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme