Escobar konfirmon që ShBA-ja “ka probleme me Kurtin”: Jo veç me ne, ka probleme edhe me BE-në e NATO-n

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka konfirmuar edhe një herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë probleme “në komunikim” me kryeministrin Albin Kurti.

Në një bisedë me gazetarë, ai është shprehur se Kosova këtë problem s’e ka veç me ShBA-në, por edhe me BE-në, NATO-n, Britaninë e Madhe, e madje, edhe me dy shtetet fqinje, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës është mes popujve të Kosovës dhe ShBA-së. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën.” – tha ai.

Të ngjashme