Escobari takohet nesër me Kurtin

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Sot nis vizita zyrtare e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, në Kosovë.

Ai sot do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas nga krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Gabriel Escobar takohet nesër.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Takimi me Osmanin nis në orën 10:00 sipas njoftimi zyrtar dhe më pas është paralajmëruar se do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Të ngjashme