Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili pritet të bëhet me skuadër të re.
Anëtari i skuadrës italiane, Bologna në qershor do ta vazhdoi karrierën në MLS ligën amerikane.
Është skuadra e Montreal Impact që ka siguruar shërbimet e Xhemailit dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i kësaj skuadre, Joey Saputo.
“Xhemaili është një lojtar i joni. Ai ka një para kontratë me ne dhe do të arrijë këtu gjatë afatit kalimtar të verës”.
“Ai do të qëndroi në Serie A deri në fund të stinorit pastaj do të në bashkohet në Montreal. Jemi të lumtur për të”, ka deklaruar Saputo.
30-vjeçari më parë ka luajtur edhe në Ligën Premier me Bolton Wanderers dhe gjigantin turk Galatasaray.
Në Itali, Xhemaili ka luajtur për skuadra të njohura si Napoli, Genoa, Parma e tani në Bologna.