Në një apartament në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur trupi i studentit I. C. (32 vjeq), që studionte në Universitetin e Mitrovicës veriore.
Trupi u gjet në rrugën Lola Ribar.
Shefi rajonal i operacioneve të policisë së Kosovës, Zelko Bojic, i tha Tanjugut se trupi i pajetë i një të riu është gjetur në banesë dhe se rastin për policinë e Kosovës e njoftoi shoku i të vdekurit, raporton B92.
“Shkakun e saktë të vdekjes së I.C. nuk e dimë. Trupi do të transferohet në Prishtinë që t’i bëhet autopsia”, tha Bojic.