“Është intensifikuar puna për hartimin e projektstatutit të Asociacionit të Komunave Serbe”

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 13:50 | Nga

Ekipi Drejtues i për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) ka biseduar sot me ministrin e Pushteti Lokal të Kosovës Ivan Todosijeviq dhe e ka njoftuar atë se puna për hartimin e projektstatutit të AKS-së është intensifikuar në mënyrë që, siç thuhet nga përfaqësues të këtij ekipi, të përmbushet afati që e ka vënë Bashkimi Europian, transmeton Koha.net.

Ekipi drejtues ka shfaqur shpresën se në ndërkohë do të ketë rastin që për punën në hartimin e statutit të bisedojë me Këshillat për zbatim të Beogradit, Prishtinës e Brukselit, që është në përputhje me marrëveshjen përkatëse dhe me mandatin e Ekipit drejtues.

Teodosijeviq është njoftuar se Ekipi drejtues gjatë dy muajve të shkuar është takuar me shumë ekipe ekspertësh dhe me ta ka biseduar për fushat që do të jenë pjesë e statutit të AKS-së.

Në kumtesën që e përcjell FoNet, Ekipi Drejtues ka falënderuar për përkrahjen logjistike që ka marrë nga Prishtina përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme