Këngëtarja Rita Ora ka zbuluar se ajo ‘kurrë’ nuk dëshiron të largohet nga Australia.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop detajoi dëshirën e saj për të qëndruar në atë vend duke u shprehur se ‘është kaq e bukur’ ndërsa ishte e ftuar në ‘Nova’s Red Room’ në Sydney, shkruan DailyMail.
30-vjeçarja, e cila mbërriti në Australi në muajin shkurt, tha se ajo ishte gjithashtu e impresionuar nga mikpritja e australianëve me njerëzit që ishin ‘kaq të mirë dhe miqësorë’.
“Unë thjesht nuk dua të largohem, nuk dua kurrë të largohem”, tha ajo ndërsa u intervistua pak para performancës së saj në ‘Nova’s Red Room’.
“Është kaq e bukur këtu për kaq shumë arsye – sa herë që vij këtu ka qenë udhëtim në shpejtësi, kështu që është bukur të jesh në gjendje të ulesh këtu dhe të shijosh kulturën dhe njerëzit dhe të gjithë janë kaq të mirë dhe miqësorë”.
Duke folur për vitin e saj të parë të saj si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”, Rita e etiketoi përvojën si ‘argëtuese’ dhe plot ‘mahnitje’.
“Është argëtim, ka kaq shumë mahnitje dhe befasi të çmendura dhe trajnerët e tjerë janë të shkëlqyeshëm, por unë ndjehem sikur jam trajnerja më e mirë … por ata të gjithë do ta thonë këtë për veten e tyre”, tha ajo.
Rita u ngjit në skenën e ‘Nova’s Red Room’ të mërkurën, për të performuar hitin e saj më të fundit.
Ajo i shtangu të gjithë kur u shfaq me një veshje krejt të bardhë, pantallona të gjera dhe një palë taka të larta.
Bjondja kishte vënë disa aksesorë prej ari, që përfshinin: rrathë, unaza të ndryshme dhe një gjerdan. Për një pjesë të performancës së saj, ajo gjithashtu veshi një xhaketë lëkure.
Sapo mbaroi koncertin, ajo u largua nga skena dhe u përshëndet nga miqtë.
Rita është sivjet anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia” krahas emrave të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.
“The Voice Australia” do të fillojë të shfaqet në Channel 7 në Australi dikur më vonë gjatë këtij viti.