Jo vetëm vdekja e Lavdrim Muhaxherit është diskutabile. Po ashtu nuk dihet nese Lavdrim Muhaxheri xhihadisti shqiptar i ISIS-it, ka realizuar synimin e tij në Siri.
Se a ka rënë apo jo Lavdrimi shehid, Gazeta Intro ka pyetur Forumin e të Rinjve Musliman. Ani pse kjo organizatë është kritikuar shpesh për gjuhën e saj radikale, një zyrtar i saj përmes telefonit i ka thënë Gazetës Intro se Lavdrim Muhaxheri nuk ka rënë shehid.
“Na e kem pa çka ka ba ai, ajo nuk ka qenë e devotshme”, ka thënë ai në një përgjigje të shkurtër. Lidhur për këtë çështje Gazeta Intro ka provuar t’i kontaktoj edhe disa hoxhallarë por të cilët kanë refuzuar të përgjigjen në këtë çështje.