Familja e Lavdrim Muhaxherit hap të pame

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 12:13 | Nga

Në fshatin Dushkajë të Kaçanikut, familja Muhaxheri ka hapur të pame për djalin e tyre, Lavdrim Muhaxheri, i cili është vrarë në Siri.

Familjarët për “Zeri.info”, kanë konfirmuar për vrasjen e tij, mirëpo nuk kanë pranuar që të dalin e të flasin hapur.

Lavdrim Muhaxheri, i cili ishte pjesëtar i organizatës “ISIS”, u raportua se është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Siri.

Ndërkohë, Daut Hoxha zëdhënësi në Policinë e Kosovës, ka thënë se Policia posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, mirëpo PK-ja nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit.

“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo, referuar situatës në Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë Hoxha.

Hapet e pamja në shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit (FOTO)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme