Është mbajtur takim për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

?
Prishtinë | 22 Jan 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur sot takimi konstituiv i Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i themeluar më 15 janar 2019 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 02/84.

Komiteti që kryesohet nga Gazmend Syla, këshilltar politik i Kryeministrit, ka në përbërjen e vet anëtarë nga disa ministri, Muzeu i Kosovës, Instituti i Historisë dhe ai Albanologjik si dhe përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, Familjes Jashari dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në mbledhjen e sotme është dakorduar rreth metodës dhe dinamikës së punës, si dhe është konfirmuar vullneti i Qeverisë, që ky projekt të përmbyllet sa më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme