Është ndarë apo jo me Afronën? Blero thyen heshtjen më në fund

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Çifti i showbizit, Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar sidomos së fundmi. Nëse shohim me kujdes profilet e tyre në Instagram, do të vëmë se që të dy i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes. Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma.

Blero ka qenë pjesë e një eventi si i ftuar dhe është marrë në intervistë nga “Prive”, ku sigurisht është pyetur rreth Afronës. Ai është vënë dukshëm në siklet dhe nuk ka preferuar të flasë për këtë temë.

“Nuk po merrem me këtë punë sepse Instagramin nuk e menaxhoj unë, e menaxhon kompania. Afronës nuk besoj se ia menaxhon kompania. Për Afronën pyeteni vetë. Nuk kam koment”- u shpreh këngëtari.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara. Më herët, Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.

Të ngjashme