Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ndihet i trishtuar pas eliminimit në fund të ndeshjes nga Tottenham Hotspur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ajaxi ishte duke udhëhequr 2-0 në pjesën e parë ndaj Tottenhamit, por në pjesën e dytë gjithçka u përmbys, me dy gola të shpejt nga Lucas Moura dhe një tjetër në minutat shtesë.
Kjo humbje në minutat shtesë ka thyer zemrat e lojtarëve të Ajaxit, të cilët dhuruan emocione në çdo ndeshje të kësaj gare dhe njëri nga ta është kapiteni de Ligt.
“Kur e shihni gjithë lojën, e shihni se ne nuk e merituam të eliminohemi. Ne dhamë gjithçka në pjesën e parë, por jemi jashtë gjithsesi. Është e pabesueshme”, ka thënë fillimisht De Ligt për Veronica.
“Është një ëndërr që u prish. Do të kisha dashur të luaja finalen, por nuk po ndodh”.
Dëshpërimi i lojtarëve të Ajaxit pas eliminimit (Foto: B/R Twitter)
“Ne u rrëqethem nga mënyra se tifozët tanë brohorisnin për ne pas përfundimit të ndeshjes. Është e vështirë të thuhet tani, por ne duhet të ecim përpara”.
“Ende duhet të luajmë dy ndeshje për të fituar titullin [në Holandë]. Kjo është më e rëndësishmja tani”.