Estonia e arreston profesorin rus, dyshohet se bënte spiunazh për Moskën

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet estoneze kanë arrestuar një akademik rus në Tartu, nën dyshimin se spiunonte kundër këtij shteti, raporton Politico.

Viacheslav Morozov punon si profesor i teorisë politike ndërkombëtare në Universitetin e Tartu që nga viti 2010.

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme estoneze (ISS) tha në një deklaratë për shtyp se ka nisur një hetim ndaj Morozov. ISS e arrestoi atë më 3 janar, por këtë e bëri të ditur sot.

“Interesi i inteligjencës së agresorit në Estoni mbetet i konsiderueshëm”, tha drejtoresha e ISS Margo Polloson për Rusinë. “Ky rast i fundit pason disa dhjetëra të tjerë dhe ilustron dëshirën e agjencive ruse të inteligjencës për të infiltruar sfera të ndryshme të jetës në Estoni, duke përfshirë akademinë.

Të ngjashme