Estonia: Është koha që Evropa ta ndalojë turizmin rus

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë ka thënë të martën se ka ardhur koha për t’i dhënë fund turizmit rus.

Deklarata e saj vjen pak kohë pas presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga perëndimi që t’iu ndalojë rusëve hyrjen në Evropë.

E këtë kërkesë është duke e mbështetur Estonia, vend fqinj me Rusinë.

“Ndaloni lëshimin e vizave turistike për rusët. Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore. Udhëtimi ajror nga Rusia është mbyllur. Koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia tani”, ka shkruar ajo. 

Të ngjashme