Estrada shqiptare që u infektua me Covid-19 gjatë vitit 2020

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Ky vit u dëmtoi shëndetin shumë të famshmëve shqiptarë.

2020-ta ishte natyrisht një vit mjaft sfidues për të gjithë duke mos përjashtuar as botën e muzikës, ku e ardhmja e industrisë dukej tejet e pasigurt për një kohë të gjatë.

Sigurisht se për disa çaste bota ndjeu se gjithçka ngeci, por një gjë ishte e sigurt, ky nuk ishte momenti për t`iu dorëzuar humbjes.

Ishin ata të cilët kërkuan të ndikonin me mesazhe dhe udhëzime se si të qëndronim të qetë e të shëndetshëm por në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe Covid nuk njeh statuse shoqërore.

Bëhet fjalë për artistët e njohur shqiptar të cilët Covid-19 nuk i kurseu aspak, disa sapo e kanë kaluar disa po e kalojnë, disa me simptoma të lehta e disa me vështirësi por duke u munduar të qëndrojnë gjithnjë të fortë.

Më poshtë mund të gjeni një listë të figurave publike që u prekën nga ky virus:

Manjola Nallbani– Këngëtarja shqiptare zgjodhi rrjetet sociale për të zbuluar se ajo kaloi Covid-in me sukses kështu duke thënë, “Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht”.

Rozana Radi-Rozana Radi ka zbuluar javë më parë në rrjete sociale se ajo ishte pozitive me Covid-19.

Këngëtarja hyri në Instagram për të bërë të ditur se ka rezultuar pozitive për Covid-19, por që gjendja e saj është stabile dhe po e kalon me lehtësi.

Genc Prelvukaj-Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kishte bërë të ditur se doli pozitiv në testin për Covid-19.

Ai tha se për gati 1 vit u kujdes që të mos infektohej, duke respektuar masat mbrojtëse dhe shmangur sa më shumë kontaktet me njerëz.

Diona Fona-Edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, rezultoi pozitive me Covid-19 dhe e kaloi virusin.

Këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku edhe tregoi për gjendjen e saj shëndetësore, teksa tha se gjendjen e kishte mire dhe po e kalonte lehtë atë.

Lei Kraja- Ndërsa edhe Lei ishte ajo që bëri publik lajmin për ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare të Instagramit.

Prezantuesja ka ndarë momente që po kalon në shtëpi ku dukej se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar

Fiori Dardha-Moderatorja shqiptare Fiori Dardha konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus, me anë të një videoje në Instagram, teksa tregoi edhe se si ishte gjendja e saj shëndetësore.

Ajo tha se ndihej mirë me shëndet dhe nuk kishte simptoma, megjithatë gjatë kësaj periudhe dyjavore do të qëndronte e izoluar në shtëpi.

Edi Manushi-Moderatori i emisioni “E diell” Edi Manushi, kishte rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtorja e tij, Ina Kollçaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme