EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it, në bashkëpunim me njësi të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar ushtrime trajnimi teorik dhe praktik për evakuim mjekësor ajror në kampin Bondsteel.

Sipas njoftimit zyrtar, trajnimi është realizuar me qëllim të fuqizimit të bashkërendimit ndërinstitucional dhe avancimit të gatishmërisë operacionale për reagim efektiv në raste emergjente dhe situata reale në terren.

“Më 4 shkurt, pjesëtarë të NJPS-së të EULEX-it dhe njësi të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO mbajtën ushtrime të trajnimit teorik dhe praktik për Air MEDEVAC (evakuim mjekësor ajror) në Kampin Bondsteel me qëllim të fuqizimit të bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të vërteta”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme