Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka mirëpritur mënyrën e zhvillimit të procesit të votimit në katër komunat veriore të Kosovës, duke theksuar se për EULEX-in është i pranueshëm një proces paqësor.
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar procesi i votimit në katër komunat veriore.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Barbano ka thënë se për EULEX-in është i pranueshëm zhvillimi i një procesi paqësor të votimeve.
“Pas përfundimit të votimit, EULEX-i pranon mënyrën paqësore në të cilën u zhvillua procesi. Përshëndesim përpjekjet e shfaqura nga të gjithë ata që janë përfshirë në ofrimin e sigurisë në 4 komunat veriore gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Barabano.