EULEX-i ofron përkrahje për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Foto: eulex-kosovo.eu
Prishtinë | 16 Jan 2018 | 18:18 | Nga

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka dënuar aktin kriminel që sot i mori jetën politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

EULEX-i, i cili sivjet përfundon mandatin në Kosovë, thotë se është gatshëm që të ofrojë përkrahje për zbardhjen e këtij rasti.

“Misioni i EULEX bën thirrje autoriteteve relevante që të veprojnë shpejtë dhe me efikasitet në mënyrë që të arrestohen kryerësit e këtij akti makabër. Misioni ynë është i gatshëm që të ofrojë përkrahje sipas mandatit që ka”.

“Në emrin tim dhe Misionit të EULEX-it shprehi ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të zotit Ivanovic. I bëj thirrje atyre që kanë ndonjë informacion relevant i cili mund të çojë deri tek arrestimet e mundshme lidhur me vrasjen e z. Ivanoviq, që ta raportojnë atë tek autoritetet. Apeloj gjithë komunitetin që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin në këto momente të vështira”, citohet të ketë thënë Alexandra Papadopoulou, shefe e misionit të EULEX-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme