EULEX: Nuk kemi qenë të përfshirë në operacionin e quajtur “Kontrabanda”

Foto: eulex-kosovo.eu
| 31 Maj 2019 | 14:51 | Nga

Të martën Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në gjithë vendin kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Në gjithë këtë operacion nuk kanë qenë të përfshirë EULEX-i.

“Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i dëshiron të theksojë se ky Mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj”, thuhet në njoftimin për media.

“Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme