Misioni për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë, EULEX, e ka mbështetur iniciativën e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për transparencë dhe llogaridhënie në shërbimin korrektues.
“EULEX mbështet përpjekjet e ministres së Drejtësisë, Dhurata për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në shërbimin korrektues”, shkruhet në një postim nga ky mision në faqen e tyre në Twitter.
Dhurata Hoxha gjatë ditës së djeshme ka kërkuar suspendimin e katër personave të shërbimit korrektues në Prizren.