Mediumi Euractiv shkruan që jeta politike e Serbisë po nxehet këtë gusht derisa diskutimet për marrëdhëniet me Kosovën kanë arritur një shpejtësi të furishme që varion nga një ndarje e mundshme e Kosoës e deri në shkëmbim territoresh e ndryshim kufijsh.
Më shumë, në artikull përmenden deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që dëshiron korrigjim të kufirit, mirëpo duke refuzuar ta zbulojë përmbajtjen e negociatave me shqiptarët e Kosovës, pasi që sipas tij, kjo do t’i zbulonte lëvizjet e Serbisë në negociata.
Mirëpo, ai ka thënë që një marrëveshje e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës do të ishte një pako gjithëpërfshirëse që ‘nuk është aq e thjeshtësuar dhe e thjeshtë siç disa e mendojnë”.
Në shkrim nënvizohet edhe takimi mes kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe kreut të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dennis Zvizdiq, më herët gjatë kësaj jave në Berlin, ku Merkel kishte thënë se duhet përsëritur çdo herë që nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan.