Kampionati Evropian i cili do të përmbyllet sonte me finalen e madhe ndërmjet, Francës dhe Portugalisë ishte me shumë risi e tipare interesante.
Me tifozeri fantastike, shumë debutues, ndeshje mirë të organizuara taktikisht, me befasi nga ekipe të vogla që merrnin pjesë për herë të parë, ky Evropian do mbetet si një nga më të mirët në histori.
24 skuadra: Asnjëherë më parë nuk kishin marrë pjesë kaq shumë shtete në një Evropian. Platini ishte ai i cili e bëri këtë ndryshim por që nuk arri ta shijonte pas pezullimit të tij nga FIFA.
51 ndeshje të zhvilluara: Me rritjen e numrit të skuadrave, edhe ndeshje kishte më shumë. Padyshim ishte lajm i mirë për tifozët e futbollit.
6500 vullnetarë: Vullnetarët e Euro 2016 janë marrë nga 145 vende të ndryshme. 64
% janë meshkuj, kurse 36% femra.
4.686 milionë euro të shpenzuara: Franca ka shpenzuar shuma astronomike në infrastrukturë për renovimin e stadiumeve, e disa prej tyre edhe i ndërtoi nga themeli.
18 muaj për zbulimin e topit: Kompania Addidas bëri një vit e gjysëm deri sa e zbuloi topin e Euro 2016.
895 euro çmimi i biletave për finale: Për ta parë finalen e sotme tifozët kanë paguar biletat nga 25 euro, deri në 895.
5 debutuese: Shqipëria, Islanda, Irlanda e veriut, Uellsi dhe Sllovakia morrën pjesë për herën e parë në një Evropian.
552 lojtarë: 24 skuadra, me nga 23 lojtarë secila japin shifrën prej 552 lojtarëve pjesëmarrës në Evropian.
Ndeshjet e këtij Evropiani u zhvilluan në 10 stadiume:
Stade de France (ku u zhvillua ndeshja e pare mes Francë e Rumanisë, dhe ku sonte zhvillohet finalja),
Stadio Velodrome në Marseille, ku u zhvillua ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë.
Stade de Lyon, ku Shqipëria shënoi fitoren historike kundër Rumanisë.
Stade pierre Mauroy në Lille, ku u zhvillua ndeshja mes Francës dhe Zvicrës.
Parc de Princes në Paris, stadumi ku Kroacia mposhti Turqinë.
Stade de Bordeaux, ku u luajt ndeshja mes Kroacisë dhe Spanjës.
Stade Geoffry-Guichard Saint-Etienne, ku Islanda shënoi golin historik në një Evropian.
Stade de Nice, stadiumi ku Spanja deklasoi Turqinë.
Stade Bollaert-Delelis Lens, Shqipëria u përballë me Zvicrën e 6 shqiptarëve.
Stadium de Toulouse, stadiumi ku Uellsi i’a dha “shkelmin” e fundit Rusisë për largimin nga Evropiani.
Përkundër se skuadrat u akuzuan për lojën e mbyllët, në këtë kampionat janë shënuar më shumë gola se në vitin 2012, mbase arsye e kësaj është rritja e numrit të shteteve pjesëmarrëse.