Evakuohet aeroporti i Baselit

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua pasditen e së enjtes.

Të gjithë pasagjerëve të largoheshin nga ndërtesa, dhe kishte një prani të shtuar të Policisë në ndërtesë, raportojnë mediat në Gjermani.

Shkaku është ende i paqartë, por mediumi “20 Minuten” shkruan se është lëshuar alarmi për bombë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Egjipti pranon hapjen e kufirit dhe kalimin e 20 kamionëve me ndihma në Gaza
“Jo në emrin tonë”, qindra hebrenj në SHBA kërkojnë armëpushim në Gaza – 300 të arrestuar
Kryeministri britanik sot udhëton për në Izrael, teksa frika për një përshkallëzim më të madh rritet
Zyra e shtypit e aeroportit konfirmoi një evakuim “për arsye sigurie”.

Aeroporti, i cili ndodhet në tokën franceze, është vetëm një nga shumë që duhej të mbyllej përkohësisht në Francë për shkak të kërcënimeve me bombë.

Incidente të ngjashme kanë çuar vazhdimisht në kaos në aeroport në të kaluarën. Në Francë, disa aeroporte rajonale u mbyllën të mërkurën pas kërcënimeve për bomba. Aeroporti Basel-Mulhouse është gjithashtu në tokën franceze. /Reporteri.net/

Të ngjashme