Aeroporti Ndërkombëtar i Baselit në Zvicër, sërish është evakuuar gjatë ditës së sotme, pas një alarmi për bombë.
Në mesin e pasagjerëve të cilët kanë qenë në këtë aeroport ka dhe shqiptarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për destinacione të ndryshme.
Ndryshe një evakuuim i tillë në Aeroportin e Baselit ka ndodhur dhe gjatë ditës së djeshme. Arsyeja e saktë e evakuimit fillimisht ishte e paqartë. Por më vonë prefektura zvicerane konfirmoi se “terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë”.