Evertoni është duke insistuar për Xherdan Shaqirin dhe ka bërë gati 12 milionë funte për trasnferimin e shqiptarit.
Pas rënies së Stoke City nga Premierliga në Championship, klubet të shumta janë duke tentuar që t’ia rrëmbejnë lojtarët.
I pari që pritet të largohet është shqiptari, Xherdan Shaqiri, i cili e pranoi këtë ditë më parë, pasi dëshiron të luajë në nivele të larta, diçka që s’mund ta bëjë me Stoken në Championship.
Mediat angleze janë duke raportuar se Evertoni e ka shumë seriozisht dhe është favoriti numër një për të nënshkruar me 26 vjeçarin shqiptar, që pritet t’i kushtojë 12 milionë funte.
Shaqa ka bërë 35 paraqitje në Premierligë këtë edicion me Stoken, duke shënuar 8 gola.