Fabrika prodhuese e ngjyrave “Relux” biznes i suksesshëm i bashkatdhetarëve nga Gjermania, sot ka nisur kontingjentin e parë të ngjyrave drejt shtetit të largët të Kinës.
Duke qenë se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u ka dhënë mbështetje të vazhdueshme bizneseve të diasporës në Kosovë, një grup nga MDIS vizituan kompaninë në fjalë për ti uruar për suksesin e arritur.
Zyrtarët nga Departamenti për Hulumtim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës të udhëhequr nga drejtoresha Shqipe Krasniqi, duke i përgëzuar për punën u ka siguruar edhe njëherë mbështetjen e MDIS-it.
Përfaqësuesit nga MDIS, njëkohësisht shfrytëzuan rastin ta vizitojnë edhe linjën e re të prodhimit nga produktet e gurit deri në arritjen e produktit final për prodhimin e bazave të ndryshme për ngjyra dhe fasada, ngjyra të brendshme dhe të jashtme si dhe fasada dekoruese.
Fabrika e ngjyrave “Relux” ka një eksperiencë mbi 25 vjeçare dhe po ashtu eksportojnë edhe në shumë shtete tjera të BE –së si: Gjermani, Holandë, Slloveni, Austri etj. Të gjitha produktet e tyre janë te certifikuara me ISO 9001 dhe CE.