Kompania Meta, e njohur më parë si Facebook, njihet gjerësisht për ndërmarrjen e ‘risqeve kalkuluese’ në treg. Por, nga ana tjetër, tashmë botërisht dihet që kjo kompani bën investime të mëdha, në projekte që nuk janë të qëlluara, për konsmatorin digjital.
Mund të rikujtojmë rastin, kur kompania Meta u përball me krizën e saj më komplekse deri më sot, të cilën disa analistë nga ‘Wall Street Journal’e quanin edhe si sfidën ekzistenciale, apo siç njihet rëndom edhe si skandali i ‘Cambridge Analytica’.
Në fakt, Facebook u gjend në ‘anën e gabuar’ të historisë dhe akuzat e rënda, në këtë rast, kishin të bënin me keqpërdorimin e të dhënave personale, (apo manipulimin e tyre) lidhur me sondazhin e garës më të zjarrtë ndër vite të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
Skandali merr hov fill pas anketave të kryera për qëllime parazgjedhore (zgjedhjet në SHBA 2010).
Në vend të skenarit të ashtuquajtur ‘kontrolli i krizës’, ku shumica e kompanive të mëdha janë të prirura të veprojnë në situata specifike, Facebook merr iniciativë novatore, por të pa studiar mirë, duke shpallur produktin e saj më të ri, si e ardhmja e kriptovalutës. Ky projekt i dështuar, me vlerë rreth 80 miliardë dollarë, tashmë njihet edhe si projekti ‘LIBRA‘.
Investitorët e minimizuan skandalin që tronditi besimin e shumëkujt në kompaninë e rrjeteve sociale, ndërsa aksionet e kompanisë Facebook pësuan rënie në tregun e aksioneve Nasdaq.
Megjithatë, entuziazmi i shumë investitorëve bëri që skandali i ‘Cambridge Analytica’ të harrohej shpejt, ndërsa Facebook arriti ta ndalonte rënien e lirë në tregun e stoqeve, ndërkohë që projekti i tyre më i madh në atë kohë, dështoi për shkak të rregullatorëve financiarë, që njihen edhe si SEC.
Si rrjedhojë, mbi 80 miliardë dollarë investime përfunduan në koshin e riciklimit, pa e filluar kurrë punën.
Në fakt, i njëjti skenar ka ndodhur edhe disa vite më parë.
Kompania Meta po përballej me kërcënimin e saj më të madh nga humbja masive e klientëve të saj, përdoruesit e gjeneratave të reja (të njohur edhe si Gen Z), pra rinia, që botërisht u fokusuan drejt përdorimit të aplikacionit të ri dhe trendit, prodhuar në Kinë, aplikacionit TikTok.
Kompania Meta, sipas zakoneve të saj tanimë të njohura për tregun, inicioi produktin e saj të ri, të vetëquajtur ‘revolucionar’ dhe në vend që të rivalizonte vërtet Tik-Tok, ata thjeshtë zgjodhin të ndryshojnë brendin apo markën e tyre nga ‘Facebook’ në ‘Meta’, duke kopjuar TikTok, apo video-formatin te njohur si ‘reels’. Si rrjedhojë, Facebook shpenzuan mbi 170 miliardë dollarë, për projektin e rradhës, sipas konsulencës Statista.
E kam fjalën për projektin që të gjithë e njohim sot, si ‘METAVERSE’.
Megjithë pompozitetin mediatik dhe pretendimet novatore në treg nga teknologjia e re ‘Metaverse’, sot Metaverse ka ngecur dhe nuk konsiderohet më si risi në treg.
Pra, ne kemi një tjetër përpjekje për zbulim, dhe si rrjedhojë dështime nga mungesa e leximit te tregut dhe ideve kreative të rrjetit social më të madh në botë, siç cilësohet kompania Meta, e cila akoma mban vendin e parë me kapitalin e gjeneruar në kurriz të klientelës së grumbulluar që nga viti 2007, që kur Facebook doli së pari në treg.
Ndërsa sot, konkretisht që nga 3 Korriku, platforma Meta ka lançuar në treg një tjetër aplikacion, Threads, duke sfiduar Twitter lidhur me audiencën e aplikacioneve të dedikuara për mikro-blogging.
Meta nuk kopjon vetëm Tiktok-un me reels, ata imituan edhe Snapchat me stories dhe posa kopjuan Twitter-in me opcionin ‘threads’
Ndoshta, kompania Meta refuzon të mësojë nga dështimet dhe gabimet e mëparshme, ose ndoshta luksi nga të ardhurat e krijuara nga reklamuesit në mbarë botën i bën ata pak arrogantë dhe egocentrikë në ndjekjen e tyre për inovacionin e rradhës.
Megjithatë, disa gjëra janë thjeshtë të ngulitura në sjelljen tonë njerëzore dhe konsumatori në mënyrë automatike, preferon cilësinë, mbi sasinë.
Në këtë rast, shumëçka na bën të besojmë se Twitter i ka të gjithë përbërësit për t’u zhvilluar, rritur dhe me të vërtetë për t’u bërë aplikacioni kryesor për të gjithë mikroblogerët e rëndësishëm, të cilët kanë çfarë të thonë në platformën novatore, e cila sipas raportit të fundit nga Bloomberg, është në rritje e sipër.
Twitter, padyshim është drejt rrugës për t’u bërë platforma me së paku ‘bots’, duke rritur besueshmërinë dhe klientelën, së bashku me rritjen e reklamave në platformën digjitale.
Të gjitha këto ndryshime falë iniciativës së Elon Musk, që nga marrja e Twitter-it vitin e kaluar dhe reformimit përmbajtësor të ndërrmarë nga ai vetë, për platformën në fjalë.
E tëra kjo na jep një mesazh të qartë, dhe dedikimi personal i z. Musk është një tregues i madh besueshmërie për investitorët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, që kanë për qëllim komunikimin dhe debatimin tek platforma më e sigurt, efikase dhe me më pak interferencë nga botet gjithandej, apo e thënë shkurt, kur jemi tek zgjedhja e një produkti, ne rëndom zgjedhim cilësinë mbi sasinë, dhe ky në fakt, është edhe dallimi themelor mes platformës Twitter dhe Threads