Rrjeti social Facebook dhe Google kanë dështuar t’i largojnë viruset mashtruese nëpër reklama online, pasi një pjesë e përdoruesve kanë raportuar se janë mashtruar, njofton mbikëqyrësi “Which”.
Sipas këtij njoftimi, Google pati 34 për qind të reklama “scam” ndërsa Facebook-u afro 26 për qind. Të dy kompanitë thanë se kanë larguar reklamat e tilla, që ishin të vendosura në platformat e tyre, njofton BBC.
Raporti gjeti gjithashtu:
15 për qind e përdoruesve që ranë pre kanë raportuar mashtrimin
43 për qind s’kanë treguar për mashtrimin
Në Facebook, arsyeja kryesore që përdoruesit nuk raportuan problemin ishte se dyshonin se do ndodhte diçka.