Rrjeti më i madh social, Facebook, ka njoftuar se do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm.
Themeluesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, përmes një video-konference ka bërë të ditur se në Facebook nuk do t’iu rekomandohen më përdoruesve grupet me përmbajtje politike.
“Kemi si qëllim që grupet civile dhe politike t’i mbajmë larg sugjerimeve për një kohë të gjatë dhe duam ta shtrijmë këtë gjë në nivel global”, tha Zuckerberg.
Ky vendim duket se do të prek edhe politikanët në Kosovë, duke pasur parasysh se zgjedhjet janë shumë afër dhe ata po përdorin pikërisht këtë rrjet social për t’i bindur dhe për t’iu prezantuar qytetarëve programin e tyre qeverisës.
Facebooku u vu në qendër të kritikave pasi së fundmi ia kishte mbyllur llogarinë ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me arsyetimin se ai i kishte shkelur rregullat e këtij rrjeti social.