Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci ka treguar për mikëpritjen që u është bërë në tubimin zgjedhor në Junik.
Geci, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Juniku si gjithmonë qëndron i fortë si bjeshkët e veta.
Postimi i tij i plotë:
LDK 113✅
Fadil Geci 42✅
Juniku, si gjithmonë, qëndron i fortë si bjeshkët e veta!
Kur flet Juniku, dëgjohet zëri i besimit, i qëndresës dhe i përkushtimit për të ardhmen.
Faleminderit për mbështetjen dhe energjinë që po e ktheni në forcë drejt fitores! 🤝