Fadil Nura e Sami Lushtaku përkrahen fuqishëm nga të rinjtë e Polacit

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Skënderajt, Fadil Nura së bashku me kryetarin e degës së PDK-së, Sami Lushtaku kanë takuar të rinjtë e Polacit, duke shpalosur programin e qeverisjes së tyre për katër vjetët e ardhshme.

Madje, Nura tha se janë zotuar për të zgjidhur çdo problem që ka Polaci.

Postimi i plotë:

Takim i jashtëzakonshëm me të rinjtë e Polacit, në vazhdën e takimeve tona në çdo fshat e lagje, për të paraqitur programin e qeversjes sonë në 4 vitet e ardhshme, i cili parasheh investime konkrete për Bashkësinë Lokale të Polacit. Jemi zotuar për të zgjidhur çdo problem që ka Polaci.

Pas fitores së 17 tetorit të rinjtë do të jenë këshilltarët e mi në qeverisje.

Faleminderit për mbështetje dhe besim!

#PDKNUKTHYHET

Të ngjashme