Fadil Nura viziton babain e Hashim Thaçit

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me kryetarin dhe nënkryetaren e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku e me nënkryetarin e komunës, Sami Lushtaku kanë vizituar shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi në fshatin Burojë të kësaj komune.

Nura shkroi në facebook se uron ditën e pavarësisë.

“Duke ndjerë rrahjet e zemrës,

Duke ndjerë mungesën e tij,

GËZUAR DITA E PAVARËSISË!”, shkroi Nura.

Gjithashtu edhe Memli Krasniqi shkroi se bashkë me babain e ish-presidentit Thaçi rikujtuan së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh. Krenari!”, shkroi i pari i PDK-së.

Të ngjashme