Fahrie Morina është zgjedhur sot kryetare e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, raporton Ekonomia Online.
Ajo u botuar me shumicë votash nga deputetët e pranishëm në seancë.
Mandati i saj do të jetë pesëvjeçar.
“Fahrie Morina zgjidhet kryetare e Autoritetit Rregullator të Ujit me mandate pesëvjeçar”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Përveç këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës miratoi sot edhe shkarkimin e tetë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.