Nëse keni probleme gjatë marrëdhënies seksuale, nuk jeni të vetmit. 1 në 10 meshkuj vuajnë nga çrregullimi i ereksionit në një periudhë të jetës së tyre.
Ka shumë arsye pse meshkujt mund të kenë vështirësi në shtrat dhe Dr. Seth Rankin, duke folur për “Daily Star”, tregon 7 arsyet e këtij çrregullimi.
“Një burrë mund ta humbasë ereksionin për disa arsye, fizike dhe psikologjike”, shprehet doktori anglez.
7 shkaqet që çojnë në çrregullime me ereksionin:
Alkooli – Shkaku kryesor i çrregullimit të ereksionit është konsumimi i tepërt i alkoolit.
Duhani – Tymosja bën që të ulet qarkullimi i gjakut në organin mashkullor dhe të lindin problemet në shtrat.
Psikologjike – Depresioni, ankthi dhe pasiguria çojnë në probleme me ereksionin. Qetësohuni, bisedoni dhe largoni energjitë negative për të rikthyer libidon.
Problemet shëndetësore – Sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti çojnë në probleme me ereksionin. Mungesa e ereksionit është shenjë për probleme të mundshme me zemrën.
Medikamentet – Ilaçe të caktuara mund të krijojnë probleme në shtrat. Konsultohuni me doktorin nëse mendoni se medikamentet po ju pengojnë jetën seksuale.
Testosteron i ulët – Nëse keni shpesh probleme me ereksionin, ka mundësi që të keni nivele të ulëta testosteroni.
Po shikoni shumë porno – Kur shikon shumë porno, ikën interesi për seksin e vërtetë. Duke parë skena të ashpra, meshkujt nuk kënaqen dot më me seksin normal.