Falë gabimeve trashanike të Kurtit, favoret për Serbinë po shtohen

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 19:30 | Nga Milazim Krasniqi

SHBA dhe BE kërkojnë që Lulzim Hetemi të mos jetë në objektin e komunës së Leposaviqit, po në ndonjë objekt alternativ.

Ndërsa KFOR i ofron siguri qëndrimit të Lulzim Hetemit në objektin e komunës.

Çka i bie kjo? A i bie që SHBA e BE nuk janë të koordinuar me KFOR-in? Jo.

Po për çka është fjala, pra? Me sa duket, është fjala për një skenar për ta shfrytëzuar naivitetin e Albin Kurtit, si favor për Serbinë.

Siç dihet, SHBA dhe BE janë në përpjekje të forta që ta shkëpusin disi Serbinë nga influenca ruse e brenda atij projekti janë duke i bërë favore edhe në Kosovë.

Plani franko-gjerman dhe Plani i Zbatimit të Ohrit, ishin dhuratë e madhe për Serbinë. Falë gabimeve trashanike që ka bërë Kurti, që nga vendimi për targat e deri te ngujimi i Lulzim Hetemit, ato favore po shtohen.

Sot Kosova është futur nën sanksione të BE-së, ndërsa Serbia po vlerësohet si palë kooperative.

Prandaj ata do ta ruajnë Lulzim Hetemin si sytë e ballit, aq sa u duhet në këtë skenar.

P.S. Ngushëllimin e vetëm mund ta kemi se nuk është hera e parë në jetën tonë politike, që budallallëkun e shpallim si mençuri dhe mercenarizmin si atdhetarizëm.

Të ngjashme