Falimenton kompania e Weinsteinit

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 11:03 | Nga

Kompania Weinstein ka deklaruar zyrtarisht falimentimin.

Kompania e themeluar nga Harvey dhe Bob Weinstein, muajt e fundit ka nisur negociatat për shitjen tek investitorë të ndryshëm.

Në një deklaratë, kompania njoftoi se ka hequr klauzolat e konfidencialitetit për personat të cilët kanë hedhur akuza për ngacmime seksuale.

“Kishim shpresuar për të arritur një zgjidhje gjyqësore, Bordi është i kënaqur që ka një plan që do të maksimizojë vlerën e aseteve dhë për të ruajtur sa më shumë vende pune, e gjithashtu për të sjellë drejtësi për viktimat”, tha Robert Weinstein , themelues i kompanisë së bashku me vëllanë e tij, transmeton tch.

Në deklaratë gjithashtu theksohet: “Askush nuk duhet të ketë frikë të flasë, ose të detyrohet të heshtë. Kompania falënderon individët e guximshëm të cilët kanë folur. Zërat tuaj kanë inspiruar një lëvizje ndryshimi për vendin dhe mbarë botën”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme