Falsifikim i parave, dy raste në rajonin e Prishtinës dhe një në Pejë

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës dhe një rast në Pejë.

Sipas raportit të policisë të tri rastet janë nën hetime.

Prishtinë, 16.08.2021-18:22. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i një pompe të derivateve, ka raportuar se nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro qe dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Fushë Kosovë, 17.08.2021-15:20. Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave në bankomat, ka hasur në 3×100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.

Pejë, 17.08.2021-00:20.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 6×50 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme