Familja dhe avokati kërkojnë nga Prokuroria të papërkthyer raportin për Astrit Deharin (Dokument)

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 14:02 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Tomë Gashi, para shtatë ditësh kërkoi nga autoritetet vendore gjegjësisht nga Ministria e Drejtësisë, që t’ia dërgojnë atij një kopje të raportit të ekspertizës për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Raport ky për të cilin Gashi po pretendon se ka më shumë se një javë që ekspertiza e kryer në shtetit zviceran iu është dorëzuar institucioneve para një jave.

Ani pse dje këto deklarata të Gashit u hodhën poshtë nga vetë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri por edhe nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, nëpërmes dy komunikatash të ndara duke thënë që asnjëra nga këto dy institucione nuk ka pranuar ndonjë raport në lidhje me vdekjen e Deharit.

Të enjten kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, erdhi në Prishtinë me njoftimin se më datën 17 tetor kanë pranuar raportin e rastit Dehari në një zarf të mbyllur.

Ai u tha medieve që përmbajtja e tij nuk dihet ende dhe nuk do të bëhet publike deri sa të pranohet edhe nga prokurori i rastit, Metush Biraj, për hetim.

Sipas Gashit e gjithë kjo situatë e krijuar prej një javësh, ka qenë e panevojshme dhe një tentativë për ta mbuluar dikë. Madje ai thotë se raporti duhet t’i dërgohet atij dhe familjes, në një kopje të origjinalit, të pa përkthyer në gjuhën shqipe.

“Më datën 7 tetor unë kam marrë informatë se raporti për rastin  vrasjes së Astrit Deharit është kthyer tek institucionet përkatëse të Kosovës dhe ne kemi kërkuar në formë të shkruar që ky raport të na jepet nga Ministria e Drejtësisë, e kemi njoftuar edhe kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezin dhe prokurorin e rastit, Metush Birajn, kërkesa është në formë të shkruar, në atë informatë shkruan që gjatë kësaj jave ka ardhur raporti tek institucioni përkatës i cili e ka porositur këtë ekspertizë pra hetimin e pavarur dhe në kuadër të hetimit të pavarur edhe ekspertiza përkatëse, nëse instituti i mjekësisë ligjore në Laussane të Zvicrës i konsideron të nevojshme”.

“Unë sot nga ju dhe nga mediet e tjera u njoftova që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka ardhur në zyrën e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi me një zarf dhe ka njoftuar se ekspertiza ka ardhur ditën e sotme”, tha Gashi.

“Kjo ka qenë tentativë për ta mbuluar dikë apo ndonjë institucion sepse është fundi i botës nëse ne e kemi pasur informatën të shkruar nga instituti i njejtë dhe ne vetëm kemi kërkuar një kopje të këtij raporti dhe asgjë tjetër, për çfarë arsye është fshehë kjo deri në ditën e sotme, ne nuk besojmë që ka pas gabime teknike sepse me dy rreshta do ishin përgjigjur që e kanë marrë, por problemi duket se është pak sa më i madh dhe është jo e zakonshme që kryeprokurori të vjen prej Prizrenit në Prishtinë, ta tregoj një zarf të mbyllur të cilin prapë sipas tij do ta dërgojë në Prizren, çështja është pak më tepër skandaloze se që ka qenë e nevojshme dhe besoj që nuk ka nevojë për drama të tilla, por duhet të bëhet publike ky raport dhe duhet që sa më shpejtë të ma dërgoj të pa përkthyer atë raport si përfaqësues i familjes së Astrit Deharit”.

Për Gashin konferenca e mbajtur sot nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, është jo normale, pasi që sipas tij, ka pasur tentativa që të fshihet e vërteta e rastit.

“Meqenëse nuk janë përgjegjës deri më tani ne sigurisht që përsëri sot do ta kërkojmë sepse kemi të drejtë ta kemi këtë raport në çfarëdo gjuhe që është përpiluar pastaj nuk duket normale të mbahet një konferencë për media në zyrën e prokurorit të shtetit për të deklaruar se e kanë marrë një zarf  dhe për të tentuar që të njëjtin ta antidatojnë duke deklaruar se e kanë marrë nga Ambasada zvicerane ditën e sotme, ka pasur një tentativë të fshehjes së raportit së paku për një periudhë kohore disa ditore që ka qenë krejtësisht e panevojshme, as Abelard Tahiri, as Aleksandër Lumezi e as Metush Biraj, nuk kanë kurrfarë ndikimi në këtë raport dhe nuk e di pse e kanë krijuar këtë situatë të panevojshme posaçërisht për familjen e Astrit Deharit”.

Tutje Gashi thotë se sipas familjes Dehari, cilido raport që vjen, atyre nuk ua ndërron bindjen se ai është vrarë.

Derisa shton se gjatë këtyre ditëve kur edhe u njoftua opinioni publik se ka mbërritur një raport për vdekjen e Astrit Deharit, familja ka qenë e shqetësuar, raporton EO.

“Unë besojë që dikush ka pritë që të ndërrohet pushteti, i cili duhet të ndërrohet që kjo të bëhet publike, mirëpo familja e Astrit Deharit ka deklaruar që pa marrë parasysh çfarë raporti vjen ata nuk do të kërkojnë raporte të tjera përveç raportit zviceran, për ta si familje Astrit Dehari është vra  për mu si person jo si avokat po si qenje njerëzore Astrit Dehari është vra sepse i kam pa plagët e tij, në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë nuk e limojnë këtë mundësi sepse edhe ata thonë që është ndalë frymëmarrja  në formë të dhunshme dhe ka pas lëndime të tjera në trupin e tij raportet  e dy ekspertëve të pavarur,  ekspertiza e tyre thotë qartë që në trupin e tij ka pasur plagë vetëmbrojtëse”.

“… janë termi i mjekësisë ligjore dhe në terma juridik kjo është vrasje dhe nëse vdes është vrasje çfarëdo të këtë në atë raport nuk do ta ndërrojë faktin që Astrit Dehari është vra unë mendojë që pa pik nevojë është shqetësuar opinioni i Kosovës dhe fatkeqësisht është shqetësuar familja Dehari, ky raport çfarëdo që të jetë nuk do ta ringjallë Astritin dhe ky raport mund të jetë kapitull i mbyllur në aspektin  juridik”.

“Ndërsa në aspektin  njerëzor kjo plagë kurrë nuk do të mbyllet sepse në qendrën e paraburgimit në Prizren nuk ka pasur polic as paramilitar serbë nuk ka pasur ushtarë serb. Situata është e tensionime edhe te familja e Astrit Deharit posaçërisht këto ditë që tensionimet që janë krijuar kanë qenë të panevojshme mbi tentativa për ta fshehur raportin, mirëpo ata janë pajtuar që djali i tyre është vrarë dhe faktikisht nuk kanë çfarë të bëjnë, është çështje e shtetit që ta ndriçojnë në  të ardhmen rastin, të gjendet fajtori”, tha Gashi.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme