Familja e Hamdi Sopës padit Këshillin Gjyqësor, kërkon 25 milionë € dëmshpërblim

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar sot se ka dorëzuar padi kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke kërkuar kompensim për paraburgimin e gruas dhe dy vajzave të Hamdi Sopës.

Familja Sopa kërkon 25 milionë e 530 mijë euro në emër të kompensimit material e jomaterial (dhimbje shpirtërore, prishje e prestigjit etj.).

Hamdi Sopa, në atëkohë zyrtar i Zyrës së Kryeministrit, kishte bërë vetëvrasje në vitin 2013, duke kërcyer nga banesa e tij në lagjen Aktash. Si të dyshuara ishin arrestuar gruaja dhe dy vajzat e tij, për t’u liruar pas disa muajsh.

“Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajtën në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajtën nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëmbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve”

“Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës”, ka shkruar avokati Gashi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE…!!!

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajten në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajten nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.

Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyren e Kryeminitrit të atëhershëm të Kosovës.

Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompenzojnë vektimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro).

Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompenzim për vujatje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera,por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtiminin e këtillë…” se janë duke e arrestuar atë me motren apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!!

Asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.

Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të derigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit)
Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetëvrasje!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme