Familja e vëllezërve Bytyçi kundërshton lirimin e parakohshëm të Gjorgjeviqit

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Sot, familja e mbijetuar e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, ka nisur një fushatë për të bllokuar lirimin e hershëm të Vlastimir Gjeorgjeviq.

Me 17 qershor, Gjorgjeviq -ish ndihmës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, do të jetë i aftë për lirim të parakohshëm nga dënimi i tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Kosovës, të vendosura nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jogusllavinë.

Në pjesën më të madhe, operacionet e mbulimit, kamionët famëkeq të frigoriferëve dhe varrezat masive ishin veprim i Gjorgjeviqit. Ai është gjithashtu një i dyshuar kryesor në rastin Bytyçi, transmeton Koha.net.

Njëri nga vëllezërit e mbijetuar, Ilir Bytyçi tha se Gjorgjeviq urdhëroi rrëmbimin e vëllezërve të tij.

“Është e tmerrshme se si kriminelët e luftës trajtohen si heronj. Gjorgjeviq urdhëroi rrëmbimin e vëllezërve të mi dhe i dërguan në një vend ku kishin hapur një varr masiv për 75 vetë. Ai është përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të mi dhe nuk duhet të lirohet para kohe deri sa të tregojë se ai është i reformua”, tha ai.

Praveen Madhiraju, drejtor Ekzekutiv i Pretrial Rights International, tha se Gjorgjeviq nuk duhet të lirohet para kohe.

“Janë ende 1.654 persona të zhdukur nga lufta, 1.092 shqiptarë dhe 562 serbë dhe rom. Ekzistojnë shumë varre masive dhe Gjorgjeviq e din se si t’i gjejë. Ai po ashtu ka pranuar të gjitha elementet që është përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Deri sa ai t’i gjejë këto dëshmi nuk duhet t’i jepet lirim i parakohshëm”, ka thënë ai.

“Demonstrimi i rehabilitimit” dhe “bashkëpunimi thelbësor” me Zyrën e Prokurorit, janë konsiderata të rëndësishme kur bëhet përcaktimi sipas Rregullës 151 të Rregullës së Procedurës dhe Provave të Mekanizmit për Tribunalet Penale Ndërkombëtare (MIKT), mekanizmin përcjellës për ICTY që do të përcaktojë nëse Gjorgjeviqit do t’i jepet lirim i parakohshëm. Bashkëpunimi i tij në gjetjen e varreve masive dhe në hetime të tjera janë mënyra e vetme që Gjorgjeviq mund të fitojë lirimin e parakohshëm.

Vëllezërit, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi janë vrarë nga Policia Serbe në korrikut të vitit 1999 dhe trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive në Serbi. Për vrasjen e tyre deri më tash nuk është përgjigjur asnjë nga zyrtarët policorë, ushtarak e politik të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme