Familjarët e 13-vjeçares së zhdukur nga Kaçaniku, kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Familjarët e Melisa Krasniqit, 13-vjeçarja nga Kaçaniku e zhdukur që nga dita e premte kanë bërë thirrje për ndihmë për gjetjen e vajzës së tyre.

Ata përmes një apeli të cilin e ka publikuar në Facebook edhe këngëtari Labinot Tahiri, më kërkesë të familjarëve kanë thënë se veprimet për gjetjen e saj po ecin ngadalë.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Fsh. Kaçanik i Vjetër, Kaçanik 17.03.2023-15:40. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur – viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme